Mesfushori Gavi dhe ylli i sulmit blaugranas Lamine Yamal ishin protagonistët kryesorë të fitores së Barcelonës ndaj Athletic Bilbaos, duke siguruar kështu finalen e Superkupës së Spanjës.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Arabinë Saudite, Barcelona triumfoi me rezultatin 2:1.
Gavi e hapi serinë e golave në minutën e 17-të, duke realizuar golin e tij të parë pas më shumë se një viti, ndërsa Yamal dyfishoi epërsinë në minutën e 52-të, pas një asistimi të shkëlqyer nga Gavi.
Athletic Bilbao pati një moment shprese në minutën e 87-të kur Inaki Williams e gjeti rrjetën, por goli u anulua nga VAR për shkak të një pozite jashtë loje.