Sport

Barcelona heq dorë nga Kante, i hap rrugën Real Madridit

Barcelona nuk ka ndërmend të bëjë ofertë për mesfushorin e Chelsea, N’Golo Kante, raporton Mundo Deportivo, përcjell GazetaScanner.

Francezi duket se është gati të largohet nga “Stamford Brideg”, por jo tek kampionët në fuqi të Spanjës. Siç shkruajnë mediet iberike, “Blaugranat” nuk janë të gatshëm të hynë në negociata me Chelsean, duke i hapur rrugën Real Madridit që të hedhet në sulm për Kante, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të mirë tek “Blutë” e Londrës. /GazetaScanner/