Barcelona ka fituar derbin ndaj Atletico Madridit.
‘Blaugrana’ mposhtën 1:0 Aletico Madridin.
Kështu duke shkuar në plus tri pikë nga vendi i dytë, Real Madridi.
Pjesa e parë më e mirë ishte për mysafirët pasi edhe shënuan.
Ata krijuan disa raste shënimi, por që fillimisht nuk po shënonin.
Pas një aksioni të bukur në zonë i vetëm u gjend Ousmane Dembele që e shfrytëzoi hapësirën dhe shënoi.
Francezi i dha epërsinë ‘Blaugrana’ në minutën e 22’ të ndeshjes.
Më pas ishin ‘rojiblancos’ që u munduan të barazojnë shifrat, por nuk arritën.
Ishin të rrezikshëm në dy raste, por gjuajtën jashtë portës.
Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Barçës.
Në pjesën e dytë ‘rojiblancos’ tentuan të realizojnë, por nuk ishin të aftë.
Në minutat shtesë ndodhi një përleshje në mes Stefan Savic dhe Feran Torres dhe të dy u ndëshkuan me kartona të kuq.
Pas kësaj fitore Barcelona blindon vendin e parë me 41 pikë, kurse Atletico ndodhen në pozitën e pestë me 27 pikë gjithsej.