Sport

Barcelona e shkarkon Xavin, pritet emërimi i Hansi Flick

By GAZETA SCANNER 1

May 24, 2024

Xavi është shkarkuar nga pozita e trajnerit te Barcelona, me ish-trajnerin e Bayern Munich, Hansi Flick, që do ta zëvendësojë atë.

Ky vendimi është zyrtarizuar sot, me Barcelonën që dha një komunikatë në rrjetet sociale.

Xavi do ta udhëheqë Barcelonën për herë të fundit të dielën në ndeshjen ndaj Sevillës, që është edhe ndeshja e fundit në La Liga për këtë sezon.

44-vjeçari kishte kontratë deri në vitin 2025, por u njoftua për këtë vendim gjatë një takimi me presidentin e klubt Joan Laporta dhe drejtorin sportiv, Deco.

Xavi kishte njoftuar largimin në muajin janar, por Laporta në prill e bindi atë të qëndronte për të paktën edhe një sezon, por komentet e trajnerit spanjoll së fundmi për problemet financiare të klubit duket se i penguan Laportas.

Shkarkimi i Xavit vjen pas një sezoni dëshpërues pa trofe te katalunasit.

Barcelona në komunikatën e saj tha se e falënderon Xavin për punën e tij si trajner prej që mori detyrën nga viti 2021.

Teksa konfirmuan se për strukturën e re do të njoftojnë në ditët në vazhdim, me Hansi Flick që pritet ta zë vendin e Xavi Hernandezit.

Flick ka qenë pa punë që kur u shkarkua nga Gjermania në shtator të vitit të kaluar. Ai në vitin 2020 udhëhoqi Bayern Munichun drejt tripletës, ku fituan Bundesligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë.

Për më tepër, Robert Lewandowski, ka luajtur nën urdhrat e trajnerit gjerman për dy sezone në Allianz Arena.

Në anën tjetër, Xavi që në sezonin 2022/23 e çoi Barcelonën drejt titullit kampion, në këtë sezon dështoi ta mbronte, ndërsa u eliminua edhe nga Liga e Kampionëve në çerekfinale nga Paris Saint-Germain.