Barcelona e ka marrë një ofertë 80 milionëshe për Raphinhan.
Klubi katalunas e konsideron si mjaft të rëndësishëm anësorin brazilian, por oferta e fundit e Newcastle United ka nisur ta tundojë liderin e La Ligas.
Sipas mediumit “Jijantes”, klubi anglez i ka barë gati 71 milionë funte, respektivisht 80 milionë euro për ish-futbollistin e Leeds United.
Mbetet të shihet nëse Barça do të heqë dorë futbollisti ofanziv, i cili me këtë rast do të përfundonte tek sheikët e klubit Bardhezi.
Pronarët arabë po mundohen ta përforcojnë klubin nga St. James Park për t’u bërë konkurrent për titull të kampionit në edicionin e ardhshëm.
Raphinha po e kalon një sezon pozitiv në fanellën e Barçës edhe pse është pritur më shumë nga ai.