Barcelona raportohet se ka hequr dorë nga gara për transferimin e sulmuesit anësor të Palmeirasit, Estevao.
Kësisoj, Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë dy top favoritët për blerjen e kartonit të tij.
Sipas mediumit spanjoll, SPORT, katalunasit nuk e shohin të nevojshme blerjen e tij pasi që në radhët e tyre në atë pozitë e kanë supertalentin nga akademia, Lamine Yamal.