Sport

Barça e City në garë për “shkatërruesin” e Bayern

By GAZETA SCANNER 1

April 26, 2024

Më në fund u bind. Tekniku Xavi Hernandez vendosi përfundimisht mëngjesin e kësaj të enjteje, për të mos u larguar nga “Katalanasit” , në fundin e këtij sezoni, pavarësisht se nuk arriti të fitojë asnjë trofe me skuadrën e tij dhe tashmë së bashku me bordin kanë filluar të bëjnë planet, për merkaton e verës, e cila pritet të jetë “përvëluese”.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes spanjolle, “El Nacional”, “Blaugranat” janë të gatshëm të depozitojnë deri në 60 milionë euro në arkat e “Bavarezëve”, të Bayern Munich, për të siguruar kartonin e “shkatërruesit” të mesfushës, Joshua Kimmich, i cili prej kohësh nuk po kalon momentet e tij më të mirë, me “gjigantët” e Bundesliga.

Megjithatë, “Katalanasit” nuk janë të vetmit që kërkojnë shërbimet e tij, me teknikun, Pep Guardiola, që kërkon ta bëjë liderin gjerman pjesë të “Qytetarëve”, të Manchester City dhe janë të gatshëm të derdhin gjithashtu shumën e kërkuar nga “Bavarezët”, për të transferuar në “Etihad”, protagonistin e dy golave dhe 9 asisitimeve, të regjistruara këtë sezon.