Ballina

Barazimi me Kroacinë, Rama: Një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është gëzuar fort njëpikëshit të fituar ndaj Kroacisë në kuadër të Euro 2024.

Në një postim në Facebook, Rama tha se Kroacia ishte më e fortë, mirëpo Shqipëria ishte e përkushtuar “me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi”.

“Përballë një skuadre shumë më të fortë dhe në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, që të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Evropiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm”, tha Rama.

“Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirë”, përfundoi Rama.