Lajme

Barazimi i Kosovës me Zvicrën, Kurti: Nuk mund të ketë humbës sepse ka festë, ka krenari

By GAZETA SCANNER 1

September 09, 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit të Kosovës me Zvicrën, me rezultat 2-2.

Kurti Ndërmjet Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit e Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve, nuk mund të ketë humbës sepse ka festë.

“Ndërmjet Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit e Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve, nuk mund të ketë humbës sepse ka festë, ka krenari. Besuam deri në fund, siç besojmë ende në kualifikim. Ju lumtë lojtarëve për rezultatin. Ju faleminderit për emocionet”, u shpreh Kurti.