Analistit Bleron Baraliu ka filluar t`i kthehet sërish shpresa në kryeministrin Albin Kurti.
Pas deklarimeve të Kurtit për dinarin, ai ka vlerësuar se po i pëlqen sjellja e Kurtit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Baraliu ka shkruar se Kurti mund të kthehet në udhë të kombit e të Zotit.
“Tash po m’pëlqen😂. Imagjinoni sikur kritikat nga adhuruesit e tij të ishin po kaq të ashpra sa nga unë (siq e meritoi) në lidhje me gabimin e rëndë rreth Manastirit. Kjo do t’i jepte fuqi të mos dorëzohej si paraardhësit e tij vasalistë. Pushteti (e besa edhe jeta) janë tranziente, nderi e kombi të përjetshme. Optimizmi m’ka rënë, por shpresa mbetet që Albini kthehet në udhë të kombit e Zotit”, ka shkruar Baraliu.
Pas verimit të kryeministrit Kurti për të zbatuar vendimin e Kushtetueses për pronat e Manastirit të Deçanit, Baraliu, i cili njihet si përkrahës i madh i Kurtit ishte zhgënjyer me shefin e Qeverisë.