Lajmest-slider

Baraliu: Nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda 30 ditëve, vendi shkon në zgjedhje

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

“Nëse nuk konsitituohet Kuvendi brenda këtij afati, atëherë sipas dispozitave kushtetuese, pas 40 ditëve shkohet në zgjedhje”, ka thënë Baraliu, duke shtuar se shpalljen e zgjedhjeve e bën presidenti.

Po ashtu, Baraliu ka thënë se presidenti ka të drejtë, sipas Kushtetutës, që në rast se nuk krijohet qeveria e re në tentimin e parë, në konsultim me partitë tjera, të shpallë një kandidat tjetër për kryeministër.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit më 27 nëntor.