Lajme

Banorët e Kalabrisë brenda mbledhjes së Kuvendit Komunal, përplasje e tensione në sallë

By GAZETA SCANNER 1

May 24, 2024

Banorët e lagjes “Kalabria” në kryeqytet janë mbledhur para objektit të Komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me planin urbanistik të komunës për këtë lagje.

Pas një diskutimi që kanë pasur jashtë, ata janë lejuar që të futen në sallën ku po mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal, e ku në rend dite nuk është futur plani rregullues për Kalabrinë.

Seanca është përcjellë me shumë tensione e përplasje. Kryetari, Përparim Rama tha se janë të gatshëm që në një seancë tjetër ta fusin në rend dite planin për Kalabrinë. Ai përplas disa herë me asamblistin e VV-së, Gëzim Sveçla.

Përfaqësuesit e banorëve të Kalabrisë, kanë kërkuar lirimin e bashkëqytetarit të tyre, Bastri Tërnava, i cili është arrestuar të enjten me arsyetimin se e ka kërcënuar kryetarin Përparim dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal.