Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili ka shprehur interesim për të pasuar Miroslav Lajçakun në dialogun Kosovë – Serbia, ka komentuar sulmin në Banjskë.
Në një intervistë për “N1”, ai ka hezituar ta cilëson këtë sulm si terrorist.
Pahor ka bërë me dije se për këtë askush s`ka përgjigje definitive.
“Pak kohë pas rastit, isha mysafir në një konferencë në Malin e Zi. Atje, për herë të parë, thash qartë diçka që mendoj që është e rëndësishme sot: nëse autoritet serbe kanë qenë pas kësaj, e kanë ditur, e kanë përkrahur, çfarëdo qoftë…kjo është tepër shqetësuese dhe ndryshon pikëpamjen time në si dhe sa është e mundur të arrihet një marrëveshje me autoritet aktuale që do të mund të sillte paqe, siguri, prosperitet dhe të rregullojë disa marrëdhënie”, ka thënë Pahor.
Sipas tij, akti i 24 shtatorit të vitit të kalua ka qenë shqetësues.
“Askush nuk ka ende një përgjigje definitive për këtë, por ka qenë një akt shqetësues që në fakt, e ka bërë të qartë që lufta e vërtetë, jo vetëm incidentet, mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor”, ka vlerësuar ai.
Ai nuk ka dashur të nxjerr paralele në mes të Bansjkës dhe Krimesë.
“Ka pasur dyshime, pasi bëhej fjalë për një sjellje që të kujtonte shumë hapat e parë të sjelljes së ushtarëve rusë në Krime. Por, këtu nuk mund të bëjmë paralele sepse nuk e dimë saktësisht se për çfarë bëhej fjalë. Prandaj, më duket se do të ishte në interesin e autoriteteve serbe që të jenë jashtëzakonisht transparente për veprimet e atyre që ishin përgjegjës për incidentet e fundit, por kjo ende nuk ka ndodhur”, është shprehur ai.
Politikani slloven ka folur edhe për mundësinë e transferimit të Milan Radoiçiqit në Kosovë.
“Këtu presim të veprohet sipas ligjeve serbe dhe ndërkombëtare, të cilat do t’i korrespondonin sanksioneve për një akt të tillë, i cili nuk duhet të ketë të drejtë atdhetare as në Serbi, as në Kosovë dhe as askund në bashkësinë ndërkombëtare”, ka deklaruar Pahor.