Lajme

Banesat e dëshmorëve, U-së shpejt i bashkohen edhe Ç e K (Video)

By GAZETA SCANNER 1

July 31, 2023

Pas 10 vitesh stagnim në projektin e kompleksit banesor ‘UÇK’ në Skenderaj, apartamente këto që pritet tu jepen si dhuratë familjarëve të dëshmorëve,  kanë filluar prapë punimet.

Kjo pas sigurimit të buxhetit komunal që deri tashti mungoi. Projekti sipas komunarëve do të kryhet shpejt dhe nuk do të ketë ndalesa më. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, tha se përfundimi i punimeve pritet të bëhet në muajin nëntor derisa projekti të procedohet në kuvendin komunal si dhe të krijohet komisioni përkatës i cili do të bëjë vlerësimin për përfituesit e banesave.

Tri ndërtesat parashihen të përmbajnë 128 apartamente, ku përvec familjarëve të dëshmorëve mund të përfitojnë edhe veteranët e invalidët e luftës.

Ndërkohë, lajmit iu gëzuan shoqatat e dala nga lufta që mbase edhe kishin humbur shpresat se ky projekt do të realizohet.