Lajme

Bandat lëshohen në Prizren! Dy persona therrin me thikë viktimën, ai dërgojet menjëherë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren.

Dy të dyshuar për akt sulmi ndaj një personi, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën akuzat për vrasje në tentativë, shkruan GazetaScanner.

Poashtu dyshes iu është gjetur drogë e rëndë heroinë:

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda. Viktima është duke u trajtuar në spital dhe sipas mjekëve gjendjen e ka stabile. Me urdhër të prokurorit është bastisur një banesë ku janë gjetur dhe konfiskuar tre brisqe të cilat dyshohet se janë përdorë në rast dhe 2.12 gram Heroinë. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.  /GazetaSCANNER/