Sport

Ballkani shfaq krenari për futbollistët që kishte, të cilët sot luajnë në Evropë

By GAZETA SCANNER 1

August 23, 2024

Kampionët e Kosovës në futboll, kanë postuar një video në faqen e tyre zyrtare në facebook, përmes së cilës kanë paraqitur momente të disa prej ish-futbollistëve, të cilët mbrojtën ngjyrat e FC Ballkanit.

“Çdo moment është i përjetësuar, çdo përjetim është i paharruar, është histori e shkruar –  Krenarë me ju djema “, thuhet në postimin e suharekasëve.

Protagonistët e kësaj video janë emra të njohur tashmë në kampionatet e ndryshme evropiane ku luajnë, duke qenë shpesh vendimtarë në triumfet e tyre.

Mirlind Daku, Arbër Hoxha Jetmir Topalli, Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Albin Berisha, Qendrim Zyba, Meriton Korenica, Nazmi Gripshi, Lumbardh Dellova, Edvin Kuc e Armend Thaqi, janë 12 lojtarët që veshën fanellën e portokall e zinjëve, para se të kalonin në liga më të forta futbollistike.