Sport

Ballkani merr urim nga Infantino

By GAZETA SCANNER 1

June 06, 2023

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino përmes një telegrami drejtuar Federatës së Futbollit të Kosovës, e ka uruar FC Ballkanin për kurorëzimin me titull të kampionit për edicionin 2022/23 në Superligën e Kosovës. Infantino theksoi se ky titull nuk do të mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e gjithë ekipit.

“Me kënaqësi të madhe e përgëzoj FC Ballkanin për kurorëzimin me titullin e kampionit për sezonin 2022/23 në Kosovë. Ky titull nuk do të mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e gjithë ekipit, andaj të gjithë në këtë klub duhet të jenë shumë krenarë”.

“Ju lutemi dërgoni urimet e mia për të gjithë të përfshirët në këtë arritje të madhe. Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj ju dhe Federatën tuaj për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë dhe në Evropë”, thuhet në urimin e presidentit të FIFA-s.