Ballkani mposhti Llapin në Podujevë.
Kampioni i Kosovës triumfoi me rezultat të thellë 3:0 ndaj llapjanëve.
Ndeshja Llapi – Ballkani ishte tejet interesante.
Të dy skuadrat krijuan raste shënimi, por më efikas ishin ekipi nga Suhareka.
Në minutën e 24` pas një aksioni gjetën golin me Albion Rrahmanin.
Llapjanët më pas kërkonin të barazojnë shifrat, por në pjesën e parë nuk arritën.
Alidema kishte mundësi të mira, megjithatë nuk realizoi.
Krasniqi në anën tjetër për Ballkanin humbi një mundësi të artë për të dyfishuar epërsinë suharekasve.
Pjesa e parë u mbyll 1:0.
Dominimi i Ballkanit vazhdoi edhe në pjesën e dytë ku shënuan dy gola të shpejtë brenda tre minutave lojë.
Armend Thaqi fillimisht në minutën e 56 realizoi për 0-2.
Vetëm tre minuta më vonë ishte Meriton Korenica që shënoi për rezultatin përfundimtar 0-3.
Deri në fund gola më nuk pati dhe skuadra e Ilir Dajës e menaxhoi për mrekulli epërsinë e krijuar.
Ballkani me këtë fitore shkon në kuotën e 37 pikëve, një më pak se lideri Drita, derisa Llapi mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë.
Për llapin këtu përfundon stinori vjeshtor, derisa Ballkani do ta luaj edhe ndeshjen e mbetur me Prishtinën pas një jave.