Lajme

Bajrami: Qeveria nuk ka të bëjë asgjë me mbylljen e “Komercijalna Banka”

By GAZETA SCANNER 1

January 31, 2024

Është raportuar se është mbyllur ‘Komercijalna Banka’, një institucion financiar me bazë në Serbi.

Lidhur me ketë ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbyllja e “Bankës Komerciale” nuk ka të bëjë me veprimet e Qeverisë dhe të BQK-së.

Mbyllja e “Bankës Komerciale” bankë kjo e Serbisë që në Kosovë ka operuar që nga pasufta si bankë e licensuar nga BQK-ja, është mbyllë sot sepse ka me shumë se dy vite që “Bankën Komerciale” në Serbi dhe filialat e saj i ka ble NLB Slovenia, e cila siç e dini ka e një licensë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t’i ketë dy licensa”, tha ajo.

Andaj mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë as me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke përmes likudimit vullnetar.

Unë veç uroj që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë, për një licensë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë”, ka shkruar ajo.