Shkruan: Kimete Berisha
Ku e gjeti bash Bajram Begajnt’i shes mend, dominancë, autoritet, mendjemadhësi….budallallëk.
Presidenti shqiptar është aq anonim dhe i panjohur për publikun, është aq apolitik sa që as posti i Presidentit nuk e nxjerr nga anonimiteti.
Nuk ka ndjekës, s’ke çfarë pëlqen në postimet e tij, është i frohtë, nuk ka talent t’ua ngroh njerëzve zemrat, duket i painformuar aq shumë, si një jabanxhi që nuk ka jetuar kurrë në Shqipëri.Me emrin e tij nuk lidhet asnjë kujtim shqiptar.
Dhe bash këtij personi ‘pa ngjyrë, pa erë, pa shije’, Lumir Abdixhiku vendosi t’ia tregojë qejfin.
Vjosa Osmanin e bëri Presidente, kurse Presidentin shqiptar e ‘zhbën’, i duket aq kurrkushi, as që nuk e pranon as në takim.
Thuajse po del me naj femër, që ia shqyen macen i pari, ia cakton kohën, vendin, orën e takimit, dhe ia porosit ushqimin.
- Femra: Dua makiato!
- Mashkulli: Jo kamarier – kjo do kafe turke.
Thonë është një dru në Gërmi, shumë i përshtatshëm për takime.
- Sa për si Lumir Abdixhiiku: arrogant, snobist, i kotë, i zbrazët, megaloman dhe ekstravagant – e kemi Albin Kurtin.Po ishalla e lshojnë nga burgu Hashim Thaçin e kthehet na i rritë rrogat.
P.S. Presidenti shqiptar e mori mësimin:Kodra nuk shkon te Muhamedi – po Muhamedi shkon te kodra.Po i bie se më mirë të jesh kodër, se të përkulet edhe profeti.
(Nga sot Lumir Abdixhiku nuk është politikan. E kush është e kam kuptuar kur u bë kryetar i LDK-së, e truproja ia hapte derën e mercedesit, si princeshës).