Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas arrestimit të Faruk Mujkut, kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”.
Bajrami në rrjetin e saj në Facebook ka thënë se partinë në pushtet e ka kapluar korrupsioni.
“Koordinimi me Radojcicindo të mbetet nën hije, partinë në pushtet e ka kapluar korrupsioni”, ka shkruar Bajrami.
Tutje Bajrami, ka thënë se personi i fundit i arrestuar është eksponenti i LVV në Mitrovicë, dhe kundërligjshëm është bërë drejtor në ndëmarrjen publike “Ibër Lepenci”.
“I fundit i arrestuar për korrupsion është eksponenti i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, i cili kundërligjshëm është bërë drejtor në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenci”. Pra, arrestimi i Faruk Mujkës paska ndodhur për shkak të korrupsionit. Nagip Krasniqi i KEK-ut u arrestua për korrupsion. Martin Berishaj po hetohet për disa vepra penale”, është shprehur Bajrami.
Sipas Bajramit në pushtet është një parti që është përfshirë në korrupsion, koordinohet dhe bashkëpunon me Radojcicin.
Mujku po dyshohet se është përfshirë në një aferë korruptive sa ishte nënkryetar i Mitrovicës nga radhët e LVV-së.
Sipas raportimeve të mediave, ish-nënkryetari i Mitrovicës kishte qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq. Këto pretendime, Mujka nuk i ka mohuar asnjëherë.
Në dhjetor të vitit të kaluar, ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë njëherit aktivisti i kësaj partie, Faruk Mujku ishte emëruar Kryeshef Ekzekutvi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”