Lajme

Bajrami e sfidon me debat Mujën: Ku të dojë, ia demantoj me fakte krejt gënjeshtrat

By GAZETA SCANNER 1

November 27, 2024

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka sfiduar kolegun e saj nga Vetëvendosja, Armend Mujën me debat në cilëndo studio televizive.

Muja të martën ka bërë akuza të rënda në drejtim të Bajramit, duke thënë se sa ishte ministre pati kontrata njëburimore dhe iu avulluan 529 mijë euro.

Bajrami me një koment në postimin e artikullit për deklaratën e Mujës në Paparaci, e ka sfiduar deputetin e Vetëvendosjes.

“E pavërtetë. Kur të don ku të don, në cilën do studio televizive e takoj Armend Mujën (të akuzuarin për ryshfet) dhe ja demantoj me fakte krejt gënjeshtrat që po i bën në adresën time”, ka shkruar Bajrami në koment.