Lajme

Bajrami e LDK-së: Nën qeverisjen e Kurtit, Kosova ndodhet në gjendjen më të keqe ndonjëherë

By GAZETA SCANNER 1

September 22, 2023

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ky tremujor është karakterizuar me rënien më të madhe ekonomike ndonjëherë. Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e vlerësuar se nuk ka arritur të realizojë as edhe një premtim.

Bajrami për T7, ka thënë se Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me premtime boshe dhe propagandë.

Ne e kemi një qeveri e cila ka ardhur në pushtet me premtime boshe, me propagandë dhe po e verën që po i ofrohet fundit të mandatit dhe nuk ka arritur që ta realizoj qoftë edhe një premtim, i kemi tri vjet të kësaj qeverisje dhe jemi në gjendjen më të keqe ekonomike ndonjëherë, ky tremujor është karakterizuar me rënien më të madhe ekonomike ndonjëherë”, ka thënë Bajrami.

Duke qenë kordinatore për hartimin e planit 100 pikësh të LDK-së, ajo pret se do ta fitojnë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.

Po besoj që do të arrijmë që me projektet të tilla edhe me kalkulimet dhe argumentet të cilat i kemi, do të arrijmë që të marrim edhe besimin e qytetarëve për implementimin e një plani të tillë, pasi që është jashtëzakonisht i nevojshëm duke pasur parasysh faktin se patëm një boom postpandemik por në dy vitet e fundit nuk kemi pa asnjë aktvitet ekonomik të kësaj qeverie dhe këtë e vërtetojnë edhe shifrat e fundit për rritjen ekonomike”, ka deklaruar ajo.