Lajme

Bajrami e LDK-së: Bordi i RTK-së ta shkarkojë menjëherë drejtorin Gërvalla, vegël e vetëvendosjes

By GAZETA SCANNER 1

July 25, 2024

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Barjami, ka kërkuar nga bordi i RTK-së ta shkarkojë drejtorin e RTK-së, Rilind Gërvalla, i cili sipas saj është vegël e Vetëvendosjes.

Ajo tha se drejtësia duhet të hetojë nëse udhëheqja e RTK-së ka keqpërdorur detyrën duke i bërë favore Vetëvendosjes e duke dëmtuar interesin publik përmes lajmeve të rreme.

Postimi i plotë:

Bordi i RTK-së duhet ta shkarkojë menjëherë Drejtorin e RTK-së, i cili është vegël e Vetëvendosjes në televizionin publik. Bordi duhet të japë dorëheqje pasi në mënyrë të turpshme kishin votuar një anëtar të Vetëvendosjes për udhëheqës të televizionit publik. Nëse nuk japin dorëheqje duhet të nisin procedurat