Në emisionin EURO n’T7 është disktuar për se sa u luftua korrupsionin gjatë Qeverisë Kurti. Raportet ndërkombëtare si ai i Departamentit Amerikan të shtetit tregon se ka korrupsion serioz qeveritar, derisa ai Komisioni Evropian në raportin e tyre të fundit tha se Kosova ka progres të kufizuar në luftën kundër korrupsionit.
Avokatin Ardian Bajraktari ka thënë gjitha raportet ndërkombëtare kanë vlerësuar se nuk ka pasur progres të theksuar në luftën kundër korrupsionit nga ana e qeverisë Kurti e as mbështetje të organave kompetente përkundrazi janë sulmuar pandërperë gjatë gjithë mandatit edhe prokuroria e gjykatatë.
“Kryeministri Kurti me rastin e ardhjes në pushtet ka pasur një kampanjë jashtëzakonisht të mirë ku bënte ftesë zyrtarëve publik të sinjalizojnë rastet e dyshimta korruptive, për bindjen time këta sinjalizues janë patriot të ditëve të sot por gjithëcka ndryshoi kur të njejtat denoncuar rastet e dyshimta për korrupsion e me pas të njejtin në vend së të përkrahen ata u denigruan vetëm se sinjalizuan rastet e dyshimta të abuzimeve me mjete financiare të zyrtarëve qeveritar dhe ky është një sinjal jashtëzakonisht i keq”, ka pohuar Bajraktari.
Sipas avoktatit Bajraktari roli i qeverisë është tu krijohen kushtet organeve ligjzbatuese për luftimin e korrupsionit dhe kjo puna që ata mund të bëjnë e të cilën jo që nuk e kanë bërë por edhe i kanë penguar ata.
“Qeveria si rrallë herë, së paku është raportuar më herët edhe në media që njëra prej mekanizmave jashtëzakonisht të rëndësishëm në kuadër të Policisë së Kosovës, një pjesë të zyrtarëve që janë marr me hetime të rasteve të caktuara të korrupsionit ju është ndërruar vendi në kohën kur të njetit kanë qenë duke hetuar raste jashtëzakonisht serioze të korrupsionit”, ka shtuar Bajraktari.