Lajme

Bajqinovcit të VV-së nuk i pëlqeu fjalimi i Edi Ramës në OKB ku i dha mbështetje të fuqishme Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

September 28, 2024

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thumbuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas fjalimit të tij në OKB gjatë të cilit, ndër të tjera, deklaroi se “Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm me përspektivë të qartë evropiane”.

Edhe pas një deklarate të tillë, deputeti Bajqinovci akuzoi kryeministrin shqiptar se “e goditi Kosovën duke e mbrojtur”.

Sipas tij, këtë Rama e bën përmës një “aftësie të veçantë”.