Lajme

Bajqinovci zotohet se do të mbështesë procesin e reformave në mekanizmat e sigurisë

Punës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë-AKI, dje kur Kuvendi ka votuar përbërjen e re të komisioneve parlamentare.

Bajqinovci ka thënë se do të punojë brenda detyrave kushtetuese të mia, që ta mbështesim procesin e reformave nëpër mekanizmat e sigurisë në vend.

Shkrimi i plotë:

Dua të shprehë falenderimin tim ndaj Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, që më ka besuar detyrën e anëtarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë-AKI

Institucionet e sigurisë kanë qenë cak i kontrollit partiak, të cilat, janë keqpërdorur për interesa personale e grupore. Si rezultat, ato nuk kanë qenë në gjendje sa duhet t’i kryejnë detyrat e tyre në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Me tërë kapacitetin tim, do të punojë brenda detyrave kushtetuese të mia, që ta mbështesim procesin e reformave nëpër mekanizmat e sigurisë në vend.

Me nder e përkushtim kombëtar, qytetar e moral do të angazhohem që mbikqyrja parlamentare e AKI’së të arrijë qëllimin përfundimtar në shërbim të ngritjes së këtij institucioni, në nivelin e duhur ashtu sikurse e kërkon Kushtetuta e vendit.

Poashtu edhe në komisionet të cilat kam njohuri do t’a jap kontributin tim në cilësinë e deputetit./Scanner/