Lajme

Bajqinovci siguron: Urën e Ibrit e hapim pa u prishur me ndërkombëtarët

By GAZETA SCANNER 1

August 07, 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i angazhuar veç me postime për hapjen e Urës së Ibrit siguroi se hapja e urës do të bëhet dhe nuk do të ketë prishje raportesh me ndërkombëtarët.

“E kemi një opozitë e cila 5 herë në ditë deklaron se na na prishet me ndërkombëtarët apo po hyjmë në konflikt me KFOR-in. Qetësohuni, askush nuk hyn në luftë, as nuk prishemi me ndërkombëtarë, por ura do të hapet”, ka shkruar Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Rreth urës së Ibrit në Mitrovicë po shohim shqetësime nga opozita, të cilët duket se preferojnë ta mbajnë urën të mbyllur vetëm e vetëm që kryeministrit Kurti mos t’i faturohet hapja e urës të cilën kjo opozitë për 25 vjet nuk ishte në gjendje me e hap. Deri ku shkon mllefi ndaj kryeministrit Kurti!

E kemi një opozitë e cila 5 herë në ditë deklaron se na prishet me ndërkombëtarët apo po hyjmë në konflikt me KFOR-in. Qetësohuni, askush nuk hyn në luftë, as nuk prishemi me ndërkombëtarë, por ura do të hapet. Opozita është në kollaps total, pa kauzë, pa drejtim, e çmontuar dhe e çoroditur.