Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka pyetur se “cila do të jetë gënjeshtra e radhës nga opozita” për Qeverinë Kurti.
Bajqinovci në një shkrim në rrjetin social Facebook ka pretenduar se opozita po përhap dezinformata e kauza të rreme për Qeverinë.
“I kuptoj se janë në gjendje të rëndë për shkak të humbjes që do e pësojnë në zgjedhjet e ardhshme.” – ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Cila është gënjeshtra e radhës nga opozita këtë vikend për qeverinë Kurti.
Opozita duket se po vazhdon të përdorë taktika të njohura, duke përhapur dezinformata dhe akuza të rreme për qeverinë Kurti. Kauzat e tyre të rreme zakonisht po zgjasin vetëm dy ditë.
I kuptoj se janë në gjendje të rëndë për shkak të humbjes që do e pësojnë në zgjedhjet e ardhshme.