Lajme

Bajqinovci parashikon që pas zgjedhjeve në Podujevë do të ndodhë koalicioni LDK-PDK

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci, ka parashikuar se pas zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, do ketë përmirësim marrëdhëniesh midis PDK-së dhe LDK-së.

Bajqinovci i ka bërë këto komente në Facebook-un e tij, ndonëse nuk është vërejtur ndonjë shkëndijë midis këtyre dy partive.

“Koalicioni në nivelin qendror mes LDK-së dhe PDK-së do të kristalizohet menjëherë pas zgjedhjeve në komunën e Podujevës”, ka thënë ai.

Zgjedhjet në Podujevë priten të mbahen më 29 nëntor të këtij viti.

Kandidat për LDK-në do jetë Nexhmi Rudari, teksa nga radhët e VV-së Shpejtim Bulliqi. Në PDK e kanë vënë kandidat Naim Fetahun.