Lajme

Bajqinovci, mërgimtarëve: Ju i jepni fuqi Qeverisë Kurti

By GAZETA SCANNER 1

October 26, 2024

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka mbajtur një takim elektoral në Suedi.

Ai u takua me mërgimtarët atje, ku tha se ata do të vazhdojnë mbështetjen e qeverisë Kurti, shkruan IndeksOnline.

Bajqinovci bëri të ditur se i njoftoj edhe për rendësin e votimit duke thënë se përkrahja e tyre për VV-në është e jashtëzakonshme dhe se nuk do të lejojnë që hajnat të kthehen e që veriun ta kontrollojë Vuciqi.

‘’Sot në Halmstad, Suedi, kisha kënaqësinë të takohem me qindra bashkatdhetarë. Gjatë tubimit mërgata treguan se janë të vendosur të vazhdojnë mbështetjen edhe më të fuqishme për punën e qeverisë Kurti, poashtu shfaqen interesim të madh për gjitha zhvillimet në Kosovë. Diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për të forcuar shtetin dhe rolin vendimtar të diasporës në këtë rrugëtim.

Bashkatdhetarët u informuan për rëndësinë e regjistrimit për votimin me datën 9 shkurt 2025.

Përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje ishte e jashtëzakonshme; të gjithë ishin të njëzëri se nuk duhet lejuar që hajnat të kthehen, sepse kjo do t’i jepte sërish mundësi Vuçiqit të kontrollojë veriun.’’ Ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot në Halmstad, Suedi, kisha kënaqësinë të takohem me qindra bashkatdhetarë. Gjatë tubimit mërgata treguan se janë të vendosur të vazhdojnë mbështetjen edhe më të fuqishme për punën e qeverisë Kurti, poashtu shfaqen interesim të madh për gjitha zhvillimet në Kosovë. Diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për të forcuar shtetin dhe rolin vendimtar të diasporës në këtë rrugëtim.

Bashkatdhetarët u informuan për rëndësinë e regjistrimit për votimin me datën 9 shkurt 2025. Përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje ishte e jashtëzakonshme; të gjithë ishin të njëzëri se nuk duhet lejuar që hajnat të kthehen, sepse kjo do t’i jepte sërish mundësi Vuçiqit të kontrollojë veriun.