Lajme

Bajqinovci: Mërgata e ka treguar qartë se dera për opozitën mbetet e mbyllur

By GAZETA SCANNER 1

October 20, 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është shprehur në terma absolut se opozita “nuk ka çka kërkon në mërgatë” duke pretenduar se diaspora shqiptare “ua ka mbyllur derën”.

Për të diaspora shqiptare është rreshtuar me Lëvizjen Vetëvendosje “duke përkrahur rrugën e drejtë të zhvillimit”.

Postimi i Bajqinovcit:

Mërgata jonë e ka treguar qartë se dera për opozitën mbetet e mbyllur. Takimet e djeshme “masive” të opozitës me nga 10 qytetar janë shenjë se kjo opozitë nuk ka çka lyp në mërgatë.

Mobilizimi dhe mbështetja e mërgatës për Lëvizjen Vetëvendosje po rritet dita-ditës, duke treguar qartë se përpjekjet e opozitës për të fituar zemrën e tyre kanë dështuar. Ky është një tregues i qartë i kollapsit total të opozitës në përballjen me mërgatën dhe një mesazh se shqiptarët e diasporës janë të vendosur për të përkrahur rrugën e drejtë të zhvillimit me LVV-në.

Tash së fundmi po kërkohet që mërgatës t’i pamundësohet votimi, por kjo nuk do të ndodh.