Lajme

Bajqinovci: Manipulimi i Lajçakut i dukshëm, sjelljet e tij po e dëmtojnë procesin e dialogut

By GAZETA SCANNER

September 18, 2024

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pak ditë më parë ka deklaruar se Serbia e ka tërhequr letrën e Bërnabiqit, në të cilin Serbia shprehte rezerva për obligimet nga marrëveshja bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.

Në lidhje me deklaratat e Lajçakut, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci e quajtur Lajçakun manipulues, i cili sipas tij po e dëmton procesin e dialogut.

“Manipulimi nga zyrtari i lartë i BE-së, Miroslav Lajçak, tashmë është bërë i dukshëm për të gjithë, pas deklarimit të tij se Serbia e ka tërhequr letrën e Bërnabiqit. I emëruar si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi, në realitet po del se roli i tij po anon në favor të një pale. Një lehtësues duhet të jetë neutral, por sjelljet e tij po dëmtojnë jo vetëm besimin në procesin, por edhe vet parimet e drejtësisë dhe barazisë në dialog”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.