Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci është tallur me tubimet e liderëve të LDK-së dhe PDK-së.
Sipas tij, asnjëri në këto tubime, nuk po arrin të mbledh më shumë njerëz sesa ai.
“Po më rivalizojnë krerët e LDK-së dhe PDK-së në organizimin e tubimeve. Këta ‘liderë’ në këto tubime nuk kanë të pranishëm më shumë se në tubimet e mia, është e qartë ata janë larg popullit dhe dihet kah është mbështetja e popullit”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.