Lajme

Bajqinovci ia mëvesh opozitës se gjoja po akuzojnë qeverinë për “terror ndaj serbëve në veri”

By GAZETA SCANNER 1

September 23, 2024

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka eskaluar në gjuhën e tij polarizuese duke akuzuar opozitën se gjoja po thonë se Qeveria e Kosovës “po bëjnë terror ndaj serbëve”.

Propaganda për “terror ndaj serbëve” përdoret vetëm nga Beogradi zyrtar, ndërsa asnjë pjesëtarë i opozitës kosovare nuk është shprehur në terma të tillë siç pretendon Bajqinovci.