Lajme

Bajqinovci i reagon Ramës: Mbyllja e rrugëve pa hapjen e të rejave është politikë e dëmshme dhe e dështuar

By GAZETA SCANNER 1

September 22, 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka reaguar kreut të Prishtinës, Përparim Rama për mbyllje të rrugëve.

Bajqinovci ka thënë se mbyllja e rrugëve pa hapjen e të rejave është politikë e dëmshme dhe e dështuar.

Postimi i plotë:

Aty ku del Arianit Koci avokati i mirënjohur – me bicikletë dhe bën video, komuna çohet e mbyllë atë rrugë. Me sa po shohim ky është kriteri kyç i çdo vendimmarrje të Përparimit.

Arianit mos dil me video se don me na morre në qafë.

Mbyllja e rrugëve pa hapjen e të rejave është politikë e dëmshme dhe e dështuar. I mirëkuptoj qytetarët e frustruar sot.