Lajme

Bajqinovci i reagon Jasharajt: Për çdo rritje të pagës ka thënë se është e papranueshme, ama rrogat me rritje i ka marrë çdo muaj

By GAZETA SCANNER

October 29, 2024

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, me shpjetësi i ka reaguar kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për kundërshtimin e tij për rritjet e pagave nga Qeveria Kurti.

Bajqinovci ka thënë se Jasharaj për çdo rritje thotë se është e papranueshme por sipas tij në fund të muajit e merr pagën me rritje.

Rrahman Jasharaj për çdo rritje të pagës këto 2-3 vjet e fundit ka thënë se është e papranueshme, ama rrogat me rritje i ka marrë çdo muaj.” – ka shkruar ai në Facebook.

Jasharaj ka thënë se çfarëdo që bëhet në janar, bëhet për fushatë dhe për të është e papranueshme.