Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit, e cila paralajmëroi se do ta dërgojë në Kushtetuese Projektligjin për Fondin Sovran.
Bajqinovci ka shkruar se Bajrami e cila e listonte Fondin Sovran si premtim të parealizuar të Kurtit, sot po paralajmëron që ta dërgojë atë në Kushtetuese.
Ai i ka rikujtuar Bajramit se Fondi Sovran ishte votuar në Qeverinë Kurti 1, në kabinetin qeveritar ku Bajrami ishte vet ministre.
“Po ia rikujtoj koleges Bajrami që Fondi Sovran ka qenë pjesë e programit qeverisës Kurti 1, i negociuar me LDK-në, i votuar nga kabineti qeveritar ku ajo ka qenë ministre”.
“Opozitë inatçore. Fondi sovrani do të bëhet”, ka shkruar Bajqinovci.