Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook është shprehur i bindur se mërgata do ta votojë Albin Kurtin me mbi 80 për qind.
Ai është shprehur se mërgata i beson Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Klankosova.tv.
“Opozita thoshte se mërgata ka ndryshuar mendje! E vërtetë se mërgata ka ndryshuar, tash do e votojë me mbi 80% Albinin, mërgata i beson Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Bajqinovci.