Mefail Bajqinovci është deputet goxha i zëshëm – dikush do ta quante të zhurmshëm – i Lëvizjes Veëtëvendosje. Madje, në një postim të djeshëm, Bajqinovci e ka çuar në qiell Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Në shkrimin e tij, Bajqinovci pretendoi se gjatë qeverisjes së Kurtit, Kosova ka shënuar përparime gjigante të papara.
Përtej argumenteve që i renditi, ajo që ra në sy në shkrimin e Bajqinovcit është mënyra e shkruar gabim të fjalës “gjigante”.