Lajme

Bajçinovci për deklaratën e Aliut: Krejt brezat kanë shpresu për bashkim me Shqipërinë

By GAZETA SCANNER 1

December 01, 2023

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

E sot lajmi.net ka qëndruar në Kuvendin e Kosoës për të marrë qëndrimet e deputetëve lidhur me këtë deklaratë.

Mefail Bajçinovci nga Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se krejt brezat kanë shpresu për bashkim me Shqipërinë.

‘’Krejt brezat kanë shpresu bashkim me Shqipërinë.Ai ka të drejtë me mendu ashtu, ne e dijmë që nuk na lejon kushtetuta por është endërr e të gjitha brezave’’ ka thënë Bajçinovci.