Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka komentuar vendimin që ua lejon deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mbajnë një asistent personal.
Bajqinovci, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka përshëndetur këtë vendim duke thënë se ka shumë punë dhe ka shtuar se deputetët po ashtu nuk kanë vend ku t’i presin palët dhe detyrohen të takohen me njerëz nëpër kafene.
“I vyn, asistenti ka shumë punë. Deputeti e ka pagën 1600 euro, duhet të ketë asistent sepse ka shumë punë”, tha ai.
“Tash është marrë vendim dhe është kryer kjo punë. Nëse flasim për mungesën e deputetëve mund të flasim, por kjo është temë tjetër. Po e tregoj të vërtetën. Takimet e mia si deputet i kryej nëpër komuna dhe kafe. Nuk ka vend në Kuvend ku t’i presësh palët. Ka palë që nuk dëshiron të shihet nëpër kafe”, shtoi ai.