Lajme

Baerbock: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën për KiE

By GAZETA SCANNER 1

May 17, 2024

Kryediplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrje Kosovës që të plotësojë kushtet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që Gjermania të inkurajrojë shumicën për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ky themel i vlerave ka tërheqje – veçanërisht për demokracitë e reja. Të gjithë të përfshirët dhe të gjithë përgjegjës në Kosovë tani duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar që shumica e kërkuar në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të arrihet së shpejti”, tha ajo.