Rozë

“Babi më emëroi Doruntina nga vepra jote”, Tayna reagon pas vdekjes së Ismail Kadaresë

By GAZETA SCANNER 1

July 01, 2024

Në mesin e shumë reagimeve për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, është edhe ai i reperes Tayna.

Artistja ndau një fotografi të tashmë të ndjerit në llogarinë e saj në Instagram, ku zbuloi se babai i saj ia la emrin “Doruntina” nga vepra e tij.

“Faleminderit për gjithçka që kë bërë për letërsinë shqipe. Prehu në paqe i madhi Ismail Kadare. Krijimet e tua nuk do të harrohen kurrë”, ka shkruar Tayna mbi imazhin bardh e zi.