Gjatë ditës së shtunë babë e bir janë shoqëruar për në polici, pasi që ishin rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje.
Policia ka thënë se të dyshuarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë shoqëruar për intervistim dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi që pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në konflikt fizik në mes veti. Të dyshuarit, kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.