Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës, para ndeshjes së nesërme në mes të Zvicrës dhe Serbisë, lojë e cila do të zhvillohet në stadiumin e Leskovcit të Serbisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, i ka kërkuar djalit të vet të japë maksimumin profesional në futboll, por edhe atë kombëtar.
Ragip Xhaka në llogarinë në “Facebook” ka publikuar një fotografi të Graniti duke ushtruar: “Graniti në stërvitje para ndeshje së nesërme. Suksese dhe përpara LUANI im. Si në çdo lojë, tregoje maksimumin tënd profesional dhe kombëtar”.