Lajme

Azemi: Pagën minimale s’e ka rritë Qeveria, por mungesa e punëtorëve

By GAZETA SCANNER 1

October 03, 2024

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se rritja e pagës minimale prej 350 eurove nuk është meritë e Qeverisë Kurti, por pasojë e mungesës së fuqisë punëtore.

Sipas Azemit, përveç kompanive publiko-private të cilat kryejnë shërbime për institucionet shtetërore askund tjetër nuk ka pagë 350 euro.

“Të gjithë pagat që po rriten në Kosovë nuk po i rrit qeveria e Kosovës por po i rrit mungesa e fuqisë punëtore dhe Kurti e ka bërë hajt për të bërë diçka përndryshe me përjashtim të kompanive publiko-private që kryejnë shërbime për institucione shtetërore nuk ka pagë 350 euro dhe e rriti pagën liberalizimi i vizave për të cilën ne realisht kemi të dhëna të sakta se sa kanë dalë”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1.