Rozë

Azemi i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

By GAZETA SCANNER 1

November 27, 2023

Azemi sonte ka bërë një rrëfim prekës.

Ai ka treguar se si familja e tij dhe ai kanë përjetuar dhunë fizike nga babai.

Mes lotës Azemi ka rrëfyer se që kur ishte fëmijë 6 vjeç babai i tij ka ushtruar dhunë fizike në të dhe nënën e tij.

“Babi dhe agjat e mi kane dhene shume per Kosove, edhe ku mu shfry shfryju ne familje te gruaja jote te fmijet e tu, i thojsha bab pse spom qaf njehere ne jete, a nuk mdon a, ka ardh babi prej punes edhe u kap me mamin dicka, edhe ia ka kap doren e ka qit ne toke, une i kom hyp ne shpine i kom than leshoje, sepse kom menu qe sebet meje e ka rrok mamin, jom fajtor une. Ka pas rast qe shkojshin me shkolle dikun, une z guxojsha me shku, me u tut me i fol dajes me i fol tezes. Prap se prap ky osht babi jem, me ka rrite mi ka dhene mundesit, edhe duhesh me dhone dashni gjithmone, 21 vjet i kom than boll ma nuk shkon ma kshtu, prej asaj dite ja ka nise me u permirsu gjendja, babi e ka zemren shume te mire, po qajo pjese u kon…, po une jom msu mos mu dorezu, edhe kurre nuk e lo me ma mar gzimin dikush”, ishte rrëfimi i Azemit.