Lajme

Avokati serb: “Kuvendi gjithëserb” më i rrezikshëm se memorandumi i Akademisë Serbe

By GAZETA SCANNER 1

July 10, 2024

Platforma politike e Aleksandar Vuçiqit nënkupton ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Bosnjë Hercegovinës dhe refuzimin e Marrëveshjes me Kosovën. Kështu tha avokati Çedomir Stojkoviq, në një diskutim në Beograd.

Sipas ekspertëve politikë serbë, deklarata e parlamentit gjithëserb është një dokument më i rrezikshëm sesa Memorandumi i Akademisë Serbe i Ivo Andriqit.

Një grup politikanësh dhe ekspertësh vlerësuan sot në Beograd se deklarata e miratuar së fundi e “Kuvendit gjithëserb” është një dokument “më i rrezikshëm se Memorandumi i Akademisë Serbe.

Siç transmeton RTK, u theksua se platforma politike e Aleksandar Vuçiqit nënkupton ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme të Bosnjë-Hercegovinës, si dhe refuzimi i Marrëveshjes me Kosovën.

Sipas avokatit Çedomir Stojkoviq, Beogradi zyrtar nuk i respekton detyrimet ndërkombëtare.

“Kjo do të thotë se Aleksandar Vuçiq e ka grisur Marrëveshjen e Ohrit. Ai shkoi në Ohër ku me ndërmjetësimin e BE-së, u arrit Marrëveshja, e cila shumë qartë tha se Serbia do t’ia mundësonte Kosovës të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare. Më vonë, Vuçiq me Dodikun në Beograd miratuan një deklaratë në të cilën thuhet se nuk do të respektohet Marrëveshja me Kosovën”, tha Çedomir Stojkoviq.

Gjithashtu, u theksua se Beogradi po ndikon te serbët që jetojnë në vendet e rajonit. Lidhur me këtë, Stojkoviq tha se sipas direktivës së Vuçiqit, serbët në veri të Kosovës kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit dhe mbështesin barrikadat.

“Qeveria serbe mbështet getoizimin. Serbëve në veri të Kosovës nuk u lejohet t’i heqin barrikadat, por me kërkesë të autoriteteve serbe, por edhe Milan Radoiçiqit, i cili është eksponent i Beogradit, ato duhet të mbeten aty për të vazhduar krijimin e ndarjeve në vend të mirëkuptimit”, shtoi ai.

Barrikada në urë është një mesazh për serbët se ata nuk duhet të komunikojnë me një komb tjetër. Kjo po ndodh në një kohë kur nuk ka barrikada në urë askund në Evropë.

Siç vlerësohet, kjo lloj politike flet për interesat nacionaliste dhe ekspansioniste të Beogradit në rajon. Ky grup politikanësh dhe ekspertësh i ka bërë thirrje perëndimit të ushtrojë presion mbi presidentin Vuçiq që t’i braktisë politikat të cilat kanë prodhuar luftëra në Ballkan.