Lajme

Avokati nga Drenica: Faton Hajrizi nuk e vrau ushtarin rus, e mori fajin përsipër

By GAZETA SCANNER 1

July 22, 2024

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, thotë se ish- i burgosuri Faton Hajrizaj, nuk e ka vrarë ushtarin rus në vitin 2000, në Skenderaj.

Sipas Halilajt, Faton Hajrizi, si i mitur, e ka marrë fajin përsipër, por ai nuk e ka gjuajtur ushtarin rus.

“Është gju nga një person tjetër, është plagos”, tha Halilaj në Klan Today.

Avokati thotë se Hajrizi vetëm ia kishte rrëmbyer armën ushtarit rus, por nuk e ka plagosur atë.

“Ai [Faton Hajrizi] vetëm ia ka vjedhë armën. I njëjti fat do ta kishte pritur secilin ushtar. Nuk ka pasur të bëjë me ushtarin rus”, ka thënë Halilaj.